Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Reperi i famshëm e kthen në këngë frazën “Lingo Lingo”

13:31 | 7 Prill 2020

“Miracle in Cell no.7” është njëri ndër projektet më të shikuara aktualisht.

“Miracle in Cell no.7” është film turk prodhim i Netflix i vitit 2019, i cili po thyen rekorde të shikueshmërisë, shkruan lajmi.nert.

Filmi ka protagonist kryesor një baba dhe vajzë, ndërsa shtjellon temën e dashurisë mes babait dhe vajzës si dhe shkeljes që iu bëhet personave me ngecje në zhvillim mendor, siç është Memo në film.

Një frazë që nga ky film u ka mbetur të gjithëve në mendje është “Lingo Lingo”, e cila tashmë është shndërruar edhe në këngë.

Artisti Rooofa publikoi këngën “Lingo Lingo”, e cila edhe në tekst flet për historinë e Memos dhe Ovas.

Lidhur me suksesin e filmit së fundi ka folur edhe protafonisti kryesor, i cili u shpreh i lumtur për arritjen e filmit. /Lajmi.net/