Reperi dhe komediani Lil Dicky ka realizuar videoklipin më të shtrenjtë pa shpenzuar asnjë cent (VIDEO)

David Burd, apo më mirë i njohur me nofkën e tij “Lil Dicky,” është një reper amerikan si dhe komedian i njohur.

ShowBiz

30/09/2015 13:07

Ai u bë i famshëm me këngën e tij të quajtur “Ex-Boyfriend,” që u klikua për më shumë se një milion herë vetëm brenda 24 orëve.

Sidoqoftë, ai përmes muzikës rap ka vendosur që ta shfaq komedinë e tij dhe këtë e ka bërë përmes projektit të tij të quajtur “$ave Dat Money” ku qëllimi i këtij projekti ishte që të realizohej i gjithë video-spoti pa pasur nevojë të shpenzohet asnjë cent i vetëm, transmeton lajmi.net.

Për ta realizuar një video të mirë, atij patjetër se iu kanë dashur shtëpi luksoze, vetura të shtrenjta, jahte, klube nate, njerëz tjerë të famshëm etj.

Dhe pasi që ai nuk i posedonte këto dhe qëllimi i projektit ishte të mos shpenzohej asnjë para, ai krejt këto gjëra i ka gjetur falas duke kërkuar nga pronarët e këtyre gjërave që të ja huazojnë vetëm për pak minuta.

Ai ka filluar duke gjetur një shtëpi luksoze për të xhiruar, pastaj ka huazuar një jaht, veturë etj.

Projekti i realizuar ka korrur shumë sukses duke pasur me miliona klikime në YouTube dhe është pritur shumë mirë nga audienca.

YouTube player

/Lajmi.net