Rënie drastike e vlerës së Bitcoin
Njëra ndër kriptomonedhat më të njohura ka shënuar një rënië të madhe të vlerës.
Auto & Tek
Vlera e Bitcoin në këtë fillim të vitit 2022 ka pësuar një rënie të madhe, duke shqetësuar të gjithë personat që kanë investuar në të, transmeton lajmi.net.
Gjatë ditëve të fundit, Bitcoin ka pasur një ulje të madhe të vlerës ku tani një e tillë kushton rreth 35 mijë dollarë.
Një rënie e madhe kjo e Bitcoin që në fillim të vitit 2022 kishte vlerë rreth 45 mijë dollarë.
Trendi i vlerës së Bitcoin po shënon vetëm ulje, por ekspertët mbetin optimist që vlera e kësaj kriptovalute do të ngritet sërish deri në fund të vitit 2022. /Lajmi.net/