Rënia e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit, Kusari rendit arsyet

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka dalë me një reagim lidhur me rënien e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit. Kusari ka thënë se Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan, e tash është vendi i ranguar në poziten…

02/05/2025 09:13

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka dalë me një reagim lidhur me rënien e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit. Kusari ka thënë se Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan, e tash është vendi i ranguar në poziten më të ulët.

 

Ajo ka renditur disa arsye, që sipas saj, kanë kontribuar që vendi të renditet në pozitën më të ulët në 15 vjetët e fundit.

“Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun; Radio Televizioni i Kosovës; Ligji për Komisionin e Pavarur për Media; Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve; Moszbatimi i Ligjit për qasje në dokumente publike; Vëzhgimi i gazetarëve; Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet, por nuk ngrenë aktakuza dhe Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike”, ka shkruar ajo në Facebook.