Rënia e Bllokut 1 në KEK – Qytetarët në lagjet “Mati 1″ dhe Bregu i Diellit” po ngrohen me kapacitete të kufizuara nga “Termokos”
Blloku 1 në Termocentralin Kosova B ka rënë. Si pasojë e kësaj shumë objekte banesore në Prishtinë që ngrohen me energji termike nga “Termkos” janë duke u përballur me probleme, transmeton lajmi.net. “Termokos” janë duke furnizuar disa obejkte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit” me ngrohje, me kapacitete të kufizuara, deri në…
Lajme
Blloku 1 në Termocentralin Kosova B ka rënë.
Si pasojë e kësaj shumë objekte banesore në Prishtinë që ngrohen me energji termike nga “Termkos” janë duke u përballur me probleme, transmeton lajmi.net.
“Termokos” janë duke furnizuar disa obejkte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit” me ngrohje, me kapacitete të kufizuara, deri në stabilizim të gjendjes.
Njoftimi i plotë:
Furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar
13.01.2026, Prishtinë
NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.
Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.
Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.
Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve./lajmi.net/