Renditja e klubeve më të mira në histori të LK, sipas UEFA-së

UEFA ka shpallur listën me klubet më të mira në histori të garës.

Sport

24/12/2020 10:29

Kur bëhet fjalë për garën më të mirë të Evropës për klube, Real Madrid ka një avantazh të madh, ashtu siç ka fituar më shumë trofe, ata kanë luajtur, fituar, barazuar dhe humbur më shumë ndeshje se çdo skuadër tjetër, si dhe duke shënuar shumicën e golave.

“Los Blancos” kanë luajtur në 51 edicione në ish-Kupës Evropiane dhe Ligës së Kampionëve në total, 11 më shumë se rivalët e tyre më të mirë, Benfica dhe totali i tyre prej 445 ndeshjeve në garën elitare është 87 ndeshje më shumë se ekipi i dytë, Bayern München.

Dynamo Kyiv i renditur në të vendin e 11 dhe është skuadra e renditur në pozitën më të lartë që kurrë nuk ka vënë dorë në trofe, apo madje edhe me paraqitje në ndonjë finale.

Pas Real Madrid, në top pesë ekipet më të mira në histori bëjnë pjesë edhe Barcelona, Manchester United, Juventus, ndërsa klube si Chelsea, Inter dhe PSG gjenden më poshtë në renditje./Lajmi.net/