Remitencat në funksion të zhvillimit ekonomik

Tetë biznese të reja të themeluara nga familjet që pranojnë remitenca nga diaspora nga janë shpërblyer për biznes – planet e tyre me nga 3,000.00 EURO vlerë maksimale nga projekti i cili është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Lajme

26/12/2013 14:43

Në kuadër të projektit “Përfshija e Diasporës në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”sot në Gjilan është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e granteve nga ky projekt.

Tetë biznese të reja të themeluara nga familjet që pranojnë remitenca nga diaspora nga  janë shpërblyer për biznes – planet e tyre me nga 3,000.00 EURO vlerë maksimale nga projekti i cili është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës e përkrahur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe implementuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të AZHR Lindje, Almir Hyseni, ky projekt ka për qëllim që të inkurajojë dhe të ndihmojë familjet që pranojnë remitenca me qëllim të themelimit të bizneseve apo zgjerimit të bizneseve të tyre ekzistuese.

Vlera totale e granteve të dhëna nga projekti ‘Përfshija e Diasporës në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës’ është 16,000.00 EURO ndërkohë që edhe 16,000.00 EURO të tjera janë siguruar nga kontributet e familjarëve që jetojnë në diasporë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe anëtar bordi i AZHR Lindje, Lutfi Haziri, tha se komuna që ai tani drejton do të vazhdojë të ndërtojë ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik lokal dhe të krijojë lehtësi edhe më të mëdha në mënyrë që ky ambient të shfrytëzohet nga të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë apo bashkë-investojnë në komunën e Gjilanit.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Valbona Bogujevci, tha se UNDP ka një traditë 15 vjeçare në mbështetje të institucioneve të Kosovës në shumë fusha përfshirë këtu edhe përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike dhe kjo sipas saj, ka qenë shtytja kryesore pse UNDP ka përkrahur projektin në mënyrë që edhe diaspora dhe mërgata kosovare të përfshihet drejtpërdrejtë në zhvillimit ekonomik  dhe në zbutjen e varfërisë në Kosovë.

Tetë përfituesit e granteve ndërkohë janë ndarë mjaftë të kënaqur me përzgjedhjen e tyre.

Lista e përfituesve për biznes – planet më të mira:

Albina Arifi Rexhepi – Gjilan

Feime Rexhepaj – Kamenicë

Ismete Zymberi – Gjilan

Nagovan Jovanovic – Partesh

Qëndrim Lubishtani – Viti

Radomir dhe Jasmina Zhivkovic – Partesh

Sami Syla – Gjilan

Zvonimir Vasic – Partesh