Relevo: Man Utd po e monitoron situatën e Asensios te Reali

Manchester United është duke e monitoruar situatën e Marco Asensios te Real Madridi. Sipas asaj që bën të ditur Relevo, “Djajtë e Kuqë” po interesohen për lojtarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë hiç më pak se 30 milionë euro për të. Lojtari u përfol shumë për një largim nga “Santiago Bernabeu” në fillim të…

Sport

25/08/2022 15:19

Manchester United është duke e monitoruar situatën e Marco Asensios te Real Madridi.

Sipas asaj që bën të ditur Relevo, “Djajtë e Kuqë” po interesohen për lojtarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë hiç më pak se 30 milionë euro për të.

Lojtari u përfol shumë për një largim nga “Santiago Bernabeu” në fillim të merkatos.

Lëndimet e shpeshta, që e kushtëzonin shumë në aspektin e formës së treguar, bënë që lojtari të mos kishte shumë minuta për “Los Blancos” edhe kur ishte i disponueshëm për lojë.

Gjithsesi, trajneri i madrilienëve, Carlo Ancelotti, ka shprehur dëshirën për ta mbajtur në skuadër duke i thënë vetë spanjollit se llogarit në të për sezonin aktual.

Sidoqoftë, Man Utd do ta bëjë përpjekjen e saj për lojtarin.

Siç dihet, prioritet kryesor në ditët e fundit të merkatos për ta është Anthony i Ajaxit, por nuk mund të përjashtohet as ardhja e Asensios. /Lajmi.net/