Relaks para seancës në OKB, Thaçi reklamon mjaltin e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, pak orë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së tregon për përkrahjen e bletarisë në Kosovë, duke cekur se në vendin tonë janë 6,000 bletarë, të cilët posedojnë 75,000 koshere bletësh.

Lajme

04/12/2014 17:06

“Tash e disa vite po i subvencionojmë me nga 10 euro për koshere, si dhe grante për infrastrukturë përcjellëse. Është edhe mjaltë më e lirë se ajo e importit dhe mund ta gjeni fare lehtë edhe në fshat edhe në supermarkete”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook, duke bërë kosheret në Kosovë si fotografi kopertine.

Sot, do të shqyrtohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, takim ky në të cilin vendin do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.