Rektorit të UP-së i “fryhen” të ardhurat brenda vitit (Foto)

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema që pas zgjedhjes në këtë pozitë ka regjistruar të ardhura dukshëm më të mira sesa viteve të kaluara.

Lajme

16/06/2017 18:20

Kjo të paktën vërehet nga deklarimi i pasurisë së rektorit në vitin 2017, raporton lajmi.net

Për dallim nga viti 2016, në këtë vit rektori ka deklaruar shuma më të mëdha parash të kursyera në bankat e Kosovës, dhe në një bankë në Amerikë

Tabela 1: Viti 2016

Në BKT rektori i UP-së i ka mbi 27 mijë euro para të gatshme, për dallim nga viti 2016 ku kishte 8.587 euro në po të njejtën bankë.

Me ngritjen në detyrë, Demës i janë ngritur edhe të ardhurat në Pro Credit Bank në dy llogaritë, pra atë rrjedhëse dhe të kursimeve ku ka mbi 22 mijë euro.

Në të njejtën periudhë në vitin e kaluar rektori në këto dy llogari kishte mbi 5 mijë e 500 euro.

Marjan Dema gjithashtu i ka deklaruar edhe 33 mijë e 220 euro në bankën Comercia të Amerikës, ku këtë shumë e ka paraqitur si para të përbashkëta me bashkëshorten.

Tabela 2: Viti 2017

Profesori i matematikës merr 31.535 euro të ardhura vjetore nga Universiteti i Prishtinës për pozitën e rektorit, kurse gjithashtu ai merr edhe afro 4 mijë euro nga angazhimi në Universitetin e Pejës si rrjedhojë e angazhimit honorar.

Mbi 4 mijë euro gjithashtu nga deklarimi i vitit 2017, Dema i merr nga Universiteti i Prishtinës për shtesa dhe meditje. /Lajmi.net/