Rekrutimet e ISIS: Lindja e Mesme derë e hapur për kosovarët, pasi Europa ua ka mbyllur atë (Foto)

Kosova është bërë një adresë e rëndësishme për rekrutimin e të rinjve kosovarë për luftën e “shenjtë” të Shtetit Islamik, pasi Europa po vazhdon të mbajë të mbyllura dyert, duke e lënë shtetin më të ri në kontinent pa liberalizim të vizive, të vetmin në rajon.

Lajme

02/03/2015 13:00

“Middleeastmonitor” (MEM) ka botuar një shkrim rreth përfshirjes së kosovarëve në luftërat në Lindjen e Mesme.

Aty thuhet se Kosova shteti më i ri në Europë, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, është shndërruar në terren pjellor për rekrutim të luftëtarëve nga ISIS, transmeton lajmi.net.

Gjatë vitit 2014, dhjetëra njerëz u arrestuan për veprimtari të dyshuar terroriste dhe më shumë se 300 u nisën për në Lindje të Mesme për t’u bashkuar me ISIS dhe Frontin Al-Nusra Front. Më shumë 30 janë vrarë, sipas shifrave të qeverisë.

Prania e fortë e luftëtarëve të huaj nga Ballkani dhe Kosova në Lindje të Mesme u vërejt edhe në fjalimin e Ebu Bekrit Al-Baghdadit, kur e deklaroi vetën si “kalif”, fjalim i cili përveq përkthimit në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht e rusisht, u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

Indoktrinimi dhe politizimi i fesë, si dhe rekrutimi i të rinjve kosovarë për t’u bërë “ushtarët e Allahut”, është vënë re vetë institucionet e sigurisë së Kosovës, por edhe nga agjencitë e zbulimit të huaj. Një zyrtar në inteligjencën kosovare tha se qeveria ka qenë në faza të ndryshme në dy role, si aktor por edhe si spektator i procesit të rekrutimit të xhihadistëve.

Në fund të verës së kaluar, Policia e Kosovës filloi një operacion masiv kundër personave të dyshuar se kanë luftuar dhe mbështetur ISIS-in ose Frontin Al-Nusra. Policia pohoi se gjatë një serie prej rreth 60 bastisjeve në të gjithë vendin konfiskuan shumë armë, duke përfshirë pushkë AK-47, pajisje të ndryshme elektronike, municione dhe eksplozivë.

Të afërmit e të arrestuarve pretendojnë për një zhvillim tejtër. Qamil Hyseni, djali i të cilit Musliu u arrestua në nëntor, i përshkroi pretendimet e policisë si “një shaka” dhe pjesë e një “axhende politike” të qeverisë. “Policia bastisi shtëpinë time dhe konfiskoi pushkën time të licencuar për gjueti dhe plehra kimike të përdorura për nevojat tona”. “Ata donin të ‘provonin’ përfshirjen e djalit tim në aktivitetin ‘terrorist'”.

Genc Selimi është një i ri shqiptar i cili u arrestua në nëntor 2013 me akuzat për përfshirje në ISIS. Familja e tij pretendon se forcat speciale të Policisë së Kosovës e rrahën atë “brutalisht” gjatë arrestimit dhe më pas edhe në burg. Fotografitë e mediave me të cilat pretendohet se Selimi ishte me Al-Kaedën në 2004 janë të pakuptimta, thonë familjarët. “Ai ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë”, thonë ata, duke u ankuar për mungesën e drejtësisë për djalin e tyre.

Ka dhjetëra të tjerë të tillë të që janë arrestuar nga autoritetet kosovare, pa ndonjë dëshmi. Familjet e tyre janë mbajtur në errësirë ​​dhe ata nuk mund të përballojnë pagesat e avokatëve të cilat kushtojnë rreth 300 euro në për një javë.

Politika zyrtare ka reflektuar me situatën duke filluar një valë të arrestimeve me qëllimin për të ndaluar radikalizmin islamik dhe terrorizmin. Kjo ka përfshirë disa udhëheqës të lartë fetarë të cilët janë të akuzuar për indoktrinim dhe nxitje të të rinjtë të shkojnë për xhihad.

Imami Nehat Hyseni është akuzuar nga mediat lokale se ka inkurajuar të rinjtë për t’u bashkuar me forcat tjera shqiptare të Kosovës në Lindjen e Mesme. “Rreth dy vjet më parë. Bashkësia Islame e Kosovës na sugjeroi që të flasim për rëndësinë e Al-Shamit [Siria e Madhe]. Unë preferova që të mos flasim për atë temë, pasi kemi probleme të tjera më serioze në vendin tonë që do të mund t’i diskutonim, përfshirë papunësinë dhe mungesën e një sistemi të mirë të arsimit”, thotë Hyseni. Por kjo lente të nënkuptohej se Bashkësia Islame e mbështeste idenë e dërgimit të luftëtarëve në Siri.

Edhe anëtarë të Bashkësisë Islame u arrestuan. Imami Enis Rama kaloi dhjetë ditë në burg me akuzën për aktivitet të dyshuar për terrorizëm dhe rekrutim të luftëtarëve të rinj për luftrat në Siri dhe Irak. Ai këmbënguli se qeveria e Kosovës do të duhet të ftojë qytetarët e saj për të kthehen në vendin e tyre para se të kalojë një ligj që penalizon ata që kanë shkuar në Siri për të luftuar kundër regjimit të Asadit.

a

Shumë të rinj kosovar sipas tij nuk kanë shkuar në Siri nga fanatizmi fetar, por duke u solidarizuar me rebelët që luftonin kundër qeverisë në Damask. Në vitin 2012, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, kishte shprehur “mbështetje të fortë” për rebelët sirian.

Si pjesë e aksioneve policore, ishte edhe mbyllja e një numëri të OJQ-ve islamike që mendohet se kishin “lidhje” me grupet terroriste. Organizata të tilla humanitare u ngritën gjatë luftërave në Ballkan. Tani ata akuzohen për rekrutimin e njerëzve për veprimtari terroriste.

“Ndjeshmeria” është një OJQ e tillë që është akuzuar për veprimtari terroriste dhe është mbyllur. Sipas Imamit Samir Salihu, një prej themeluesve të saj, qeveria është fajtor se me këtë veprim ka lënë 300 fëmijë jetimë pa ushqim. “Ne ishim urë për ndihma humanitare për jetimët,” theksoi ai, “por që nga dita kur organizata jonë është mbyllur ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne jemi tani duke u përpjekur për ta rihapur kështu që fëmijët të mos mbesin pa mbështetje”.

Kosova është një komb që ngjall shumë interes nga fuqitë e ndryshme të botës. Ajo ka një komunitet historik relativisht të madh turk, kryesisht në qytetin e Prizrenit. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Kosovën në vitin 2013 dhe deklaroi, “Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi”.

SHBA-të, gjithashtu kanë interesa strategjike në Kosovë, pasi aty kanë bazën më të madhe ushtarake në Evropë. Por, pavarësisht se me popullsi shumicë myslimane, , Kosova mbështeti veprimin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të kundër Irakut në vtin 2003.

Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë, me korrupsion të përhapur dhe me rreth 30 për qind të papunë. Pothuajse 50 për qind e kosovarëve, 1.8 milionë njerëz, jetojnë nën nivelin e varfërisë.

Me këtë lloj të situatës katastrofike sociale në vend, rreth 30.000 kosovarë u përpoqën të hynin ilegalisht në BE, nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë vetëm muajin e kaluar.

Derisa të rinjtë e Kosovës hasin në dyer të mbyllura të Europës, dyert e Lindjes së Mesme janë të hapura gjërë për ta, përfundon shkrimi i botuar në MEM, transmeton lajmi.net.

Foto të publikuara nga MEM në artikullin kushtuar rekrutimeve të ISIS në Kosovë: 

001

003

004

005

006

007

008

009

011

012

013

014

016

017

019

020

021

022

023

024

025

026

027

028

029

030