Rekordi ‘i zi’ i Xavi Hernandez në ‘Camp Nou’ – shpresë për Frankfurtin

Xavi Hernandez do ta drejtojë sonte skuadrën e tij në kuadër të Europa League.

Sport

14/04/2022 12:33

Në një ndeshje që luhet në ‘Camp Nou’, Barcelona kërkon fitoren për të shkuar në gjysmëfinale të kompeticionit.

Por, statistikat e Xavi Hernandez nuk japin shije të mirë para ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Xavi Hernandez (si trajner) nuk ka fituar asnjë ndeshje në ‘Camp Nou’, në kompeticionet evropiane.

Ai ka regjistruar tri barazime; 0:0 ndaj Benfica në Champions League, barazim 1:1 ndaj Napoli dhe 0:0 ndaj Galatasaray.

Sonte trajneri spanjoll ka shansin të përmirësojë rekordin e tij, në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Frankfurtit luhet me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/