Rekord i ri infektimesh nga COVID-19 në Evropë, 123 mijë të prekur për 24 orë

Evropa shënoi rekord të ri prej mbi 123 mijë infektimesh ditore këtë 24 orësh.

Bota

12/10/2020 07:44

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhet fjalë për shifrën më të lartë të infektimeve në një ditë që prej shpalljes së pandemisë, që është 8.3% më e lartë se rekordi i shënuar të premten e kaluar me rreth 114 mijë raste të reja.

Ritmet e përhapjes po shtohen pavarësisht se Franca renditet mes vendeve evropiane që kanë në fuqi aktualisht nivelin më të lartë të masave parandaluese në shumicën e qyteteve të mëdha.

Rekordi i mëparshëm u shënua 24 orëshin e kaluar me mbi 20 mijë infektime.

Shifrat e infektimeve ditore janë të larta edhe në Britaninë e Madhe, ku ekspertët thonë se rikthimi i karantinës ka shumë gjasa të ndodhë gjatë ditëve në vijim, për të shmangur zhytjen në kolaps të spitaleve prej dyndjes së pacientëve.

Ritmet e shtimit të infektimeve ditore janë të pandalshme edhe në Itali e Gjermani.

Në raport me popullsinë, Çekia është vendi me numrin më të lartë me 308 infektime për 100 mijë banorë në 24 orët e fundit, e ndjekur nga Franca e Spanja.

Shtim të ritmeve të infektimeve ditore ka edhe në vendet me përhapje më të lartë të Covidit si Shtetet e Bashkuara, Indi e Brazil.