Rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Bota

23/10/2020 08:30

Gjermania ka regjistruar tjetër rritje të rasteve ditore me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 11,242 në 403,291, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 49 në 9,954, tregoi shifra. /Lajmi.net/