Rekord i ri botëror: Kërcejnë nga ndërtesa më e lartë në botë

Dy parashutistë të guximshëm kanë shënuar rekord të ri botëror duke kërcyer  nga maja e ndërtesës më të lartë në botë, raporton Huffington Post.

Bota

29/04/2014 00:37

Vincent Reffet dhe Frederic Fugen, nuk është hera e parë që kërcyen nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.

Rekordin e mëparshëm e kishin shënuar duke kërcyer nga pika pak më e ulët në vitin 2010 .

Megjithatë Vincent Reffet dhe Frederic Fugen ishin në gjendje për të shënuar rekord duke pasur parasysh se në krye të ndërtesës është vendosur një platformë e përkohshme në një lartësi prej 829 metrave.