Rekord i madh në Premierligë (FOTO)

Klubet nga Premierliga kanë thyer rekordin e shpenzimeve gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

01/09/2016 12:09

Klubet e Premierligës shpenzuan më tepër se 155 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës duke ngritur totalin e investimeve në rekord 1.165 miliardë funte.

Skuadrat nga elita e futbollit anglez shpenzuan bashkërisht 1.005 miliardë funte deri në mëngjesin e së mërkurës, duke thyer rekordin e vitit të shkuar prej 870 milionë funte.

13 klube kanë shënuar rekorde sa u përket shpenzimeve gjatë afatit kalimtar të verës.

20 klubet në Premierligë kanë përfituar nga marrëveshja rekorde televizive prej 5.1 miliardë funte, që ka hyrë në fuqi nga ky sezon, përcjell “Lajmi.net”.

“Marrëveshja e re televizive, e para e ciklit të ri nga sezoni 2016/17 është arsyeja kryesore e kësaj fuqie shpenzuese”, deklaroi Dan Jones, partner i “Deloitte”.

Paul Pogba ishte përforcimi më i shtrenjtë i verës në Premierligë, por edhe në botë. Mesfushori u largua nga Juventus duke nënshkruar me Manchester United në transferim me vlerë prej 105 milionë euro.

Por, në mesin e përforcimeve më të shtrenjta janë edhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, në Arsenal.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.