Reklama e Samsung çmendi shefin e marketingut të Apple

“Ne do të ju tregojmë dokumente të brendshme të Apple, dokumente që nuk janë bërë publike më parë, të cilat tregojnë se si Apple ishte e shqetësuar për konkurrencën nga Android, dhe në veçanti nga Samsung”, tha John Quinn i firmës ligjore Quinn Emanuel Erquhart & Sullivan, i cili përfaqësoi Samsung-un në gjyq. “Kjo strategji…

Auto & Tek

02/04/2014 13:29

“Ne do të ju tregojmë dokumente të brendshme të Apple, dokumente që nuk janë bërë publike më parë, të cilat tregojnë se si Apple ishte e shqetësuar për konkurrencën nga Android, dhe në veçanti nga Samsung”, tha John Quinn i firmës ligjore Quinn Emanuel Erquhart & Sullivan, i cili përfaqësoi Samsung-un në gjyq.

“Kjo strategji e re e padurushme e marketingut, e çmendi Apple-në”, shtoi ai.

Për provë, Quinn solli një email të brendshëm nga Schiller për ekipin e tij të cilët theksuan një storje nga revista Wall Street në janar me titull “A e ka humbur Apple betejën me Samsung?” Në një linjë të emailit Schiller tha “Ne kemi shumë punë për të bërë”.

Quinn thotë se Schiller u bë shumë i “fiksuar” me fushatën, duke i shkruar CEO-së Tim Cook, që të përdorë një tjetër agjenci reklamuese në vend të TBWA/CHIAT/DAY. E cila bëri që Apple të ketë diskutime në bord lidhur me këtë çështje, shtoi Quinn.

Schiller është dëshmitari i parë i Apple në deklaratat e dy kompanive për hapjen e këtij gjykimi, i cili është planifikuar të zgjasë tërë muajin. Apple kërkon 2 miliardë dollarë për dëme, ndërsa Samsung kërkon 6.9 milionë.