Reiss Nelson synon kontratë të re me Arsenalin

Nelson mori gjithë vëmendjen xhiron e kaluar në Premier League, kur gjeti dy gola në një ndeshje që e nisi nga stoli. I riu i Arsenal, Reiss Nelson arriti t’ua kujtonte të gjithëve cilësitë që ai ka, me dy gola dhe një asist ndaj Nottingham Forest.. Paraqitja e tij erdhi në një moment të shkëlqyer.…

Sport

02/11/2022 10:21

Nelson mori gjithë vëmendjen xhiron e kaluar në Premier League, kur gjeti dy gola në një ndeshje që e nisi nga stoli.

I riu i Arsenal, Reiss Nelson arriti t’ua kujtonte të gjithëve cilësitë që ai ka, me dy gola dhe një asist ndaj Nottingham Forest..

Paraqitja e tij erdhi në një moment të shkëlqyer. Por, kontrata e tij me ‘Gunners’ nuk zgjatë edhe aq shumë. Por, synimi i tij është rinovimi.

“Kam vetëm edhe pak muaj të mbetur në kontratën time”, ka thënë Nelson, transmeton lajmi.net.

“Në këtë kohë, të kem një kontratë të re, do të ishte e shkëlqyer dhe do të doja t’i përkushtohesha klubit”, shtoi ai.

Kontrata e Reiss Nelson me Arsenal skadon në fund të sezonit. /Lajmi.net/