Regjistrohen deputetët e rinj të PDK-së, në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës
Në Kuvendin e Kosovës sot janë regjistruar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Deputetët e rinj të PDK-së sot u regjistruan bashkë me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi. Pas regjistrimit që patën në Kuvend, kreu i kësaj partie deklaroi se Kosova ka nevojë për institucione të reja. Krasniqi tha…

Lajme
Në Kuvendin e Kosovës sot janë regjistruar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputetët e rinj të PDK-së sot u regjistruan bashkë me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi.
Pas regjistrimit që patën në Kuvend, kreu i kësaj partie deklaroi se Kosova ka nevojë për institucione të reja.
Krasniqi tha se veprimet e PDK-së do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“PDK-ja do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe parimet demokratike”, deklaroi Krasniqi.
Gjithashtu Krasniqi tha se nëse Vetëvendosje, si parti fituese nuk arrin ta bëjë qeverinë i takon PDK-së si parti e dytë ta bëjë këtë.
“Nëse partia që ka dalë e para në zgjedhje nuk arrin ta formojë shumicën e nevojshme, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në formimin e Qeverisë së re, me Bedri Hamzën në krye të ekzekutivit”, është shprehur ai.
Ai po ashtu njoftoi se Vetëvendosje nuk u ka bërë ftesë për takim./Lajmi.net/