Regjistrohen deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti nuk iu bashkohet – ashtu siç nuk iu bashkua as në mbledhje

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Pjesë e deputetëve të LDK-së për tu regjistruar sot nuk ishte edhe deputeti Avdullah Hoti. Hoti ka munguar edhe në mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt të enjten. Kryetari…

Lajme

11/04/2025 14:58

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Pjesë e deputetëve të LDK-së për tu regjistruar sot nuk ishte edhe deputeti Avdullah Hoti.

Hoti ka munguar edhe në mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt të enjten.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka ndarë fotografi nga mbledhja. Në foto shihen 19 deputetët e LDK-së që fituan mandatin në zgjedhjet e 9 shkurtit, por jo edhe ish-kryeministri Hoti i cili ishte prej më të votuarve në parti, shkruan lajmi.net

Hoti javë më parë kishte vlerësuar të dobët rezultatin e partisë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për këtë ka thënë se LDK-ja duhet të reflektojë, duke sjellë lidership të ri.

Ai u ankua se në katër vitet e udhëheqjes aktuale, LDK-ja është distancuar nga e kaluara dhe nga njerëzit që ishin pjesë e saj, gjë që, sipas tij, ka cenuar besimin e elektoratit tradicional të partisë.

“LDK-së i duhet një lidership që punon me transparencë të plotë ndaj strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionim statutor, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është Kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë. anët e vendit dhe në diasporë”, ka shkruar Hoti

Hoti tha se gjatë periudhës zgjedhore dhe gjatë përpilimit të listës zgjedhore, kryesia e LDK-së ka favorizuar individë të caktuar, duke paraqitur një numër të ngushtë të tyre në fushatë dhe në media.

Sipas tij, marrëdhëniet kolegjiale brenda partisë u rëndua edhe më shumë nga ajo që ai e quajti votim joproporcional në diasporë.

“Në votimin e ambasadës është votuar për një parti politike (LVV) në mënyrë shumë disproporcionale krahasuar me votën në Kosovë. Në votimin me postë janë votuar edhe disa kandidatë në listën e LDK-së në mënyrë disproporcionale krahasuar me votën në Kosovë. Të dyja këto dukuri, kur analizohen komuna sipas komunave, duket qartë se ky proces nuk është i natyrshëm në të gjithë procesin e krijuar. Përtej kësaj, në rastin e LDK-së është dëmtuar kohezioni i brendshëm i strukturave partiake dhe është cenuar besimi i votuesit tradicional të LDK-së”, ka shtuar Hoti.

Theksojmë se më 15 prill pritet të mbahet seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Procesin e regjistrimit më herët e kanë kryer edhe deputetët e LVV-së dhe PDK-së./Lajmi.net/