Regjisori i famshëm e quan Bruce Lee-n “arrogant të ndyrë”

Quentin Tarantino ka mbrojtur përshkrimin e Bruce Lee si një "arrogant i ndyrë" në filmin e ri 'Once Upon a Time in Hollywood'.

ShowBiz

13/08/2019 11:40

Sipas regjisorit, mënyra se si ai shkroi personazhin nuk është aq jo-proporcional kundrejt asaj që deklaroi vajza e aktorit legjendar në një letër të hapur.

“Bruce Lee ishte një djalë arrogant,” tha Tarantino përgjatë një konference shtypi në Moskë.

Në filmin me regji të Tarantinos, Lee sfidon personazhin e Brad Pitt, të njohur si Cliff Booth, në një betejë pasi Booth qesh kur Lee thotë se ai do mposhte Muhamed Alinë në një ring boksi. Ai gjithashtu mburret me duart e tij, të cilat konsiderohen “armë vdekjeprurëse”.

“Kam dëgjuar që ai të thotë gjëra të tilla, me prapavijë arrogance. Ai absolutisht do thoshte diçka të tillë”, deklaroi tutje regjisori i famshëm.

Shannon Lee, vajza e aktorit të filmave me arte marciale, më parë tha që ajo ishte “e dëshpëruar” me regjisorin, i cili e përshkruante babanë e saj si “një arrogant të ndryrë me temperament të madh”.

Ajo e quajti turp që ai nuk përshkruhej si “… dikush që duhej të luftonte trefish për të realizuar atë çfarë ka arritur”, si dhe e përshkroi përvojën e saj gjatë shikimit të filmit si “të pakëndshme” pasi ajo detyrohej të dëgjonte njerëzit që përqeshnin babain e saj”. /Lajmi.net/