Regjimi taleban nuk do të lejojë që gratë të shkollohen jasht vendit

Vajzat vijojnë të jenë pre e ligjeve të forta nga ana e talebanëve që kur ata morën pushtetin pas largimit të amerikanëve. Tashmë, një vendim i ri synon t’i izolojë totalisht ato nga shkolla, edhe kur nuk ndodhen në vend. Sipas mediave të huaja, femrat e talebanëve tashmë nuk do të lejohen as të udhëtojnë…

Bota

28/08/2023 18:34

Vajzat vijojnë të jenë pre e ligjeve të forta nga ana e talebanëve që kur ata morën pushtetin pas largimit të amerikanëve. Tashmë, një vendim i ri synon t’i izolojë totalisht ato nga shkolla, edhe kur nuk ndodhen në vend.

Sipas mediave të huaja, femrat e talebanëve tashmë nuk do të lejohen as të udhëtojnë jashtë vendit dhe të shkollohen në vende të tjera.

Një vendim i ngjashëm ishte marrë dhe më herët në vend, ku shkollat u mbyllën për femrat në mbarë vendin.

Gjithashtu, vajzat nuk lejohen të dalin në publik vetëm, në parqe apo aktivitete të tjera që në vende të tjera publike do të ishin mjaft normale.