Regjimi rikthen qarqe të tjera në lindje të Alepos
Forcat aleate të Qeverisë siriane kanë rikthyer edhe pesë qarqe nga rebelët në lindje të Alepos.
Bota
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se forcat qeveritare tani kontrollojnë 70 përqind të ish-territorit të rebelëve në këtë qytet.
Vëzhguesi tha se forcat qeveritare kanë kapur Shaar-in, një lagje strategjike në zemër të territorit rebel.
Ministria ruse e Mbrojtjes po ashtu konfirmoi lajmin.
Alepo ka qenë qyteti më i madh i Sirisë dhe qendra e saj komerciale dhe industriale përpara kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad, e cila ka nisur në vitin 2011.
Për pjesën më të madhe të luftës civile, qyteti ka qenë i ndarë në zonat që kontrollohen nga qeveria dhe në ato që mbahen nga rebelët.
Rikthimi i qytetit nën kontrollin e qeverisë do të paraqiste fitoren më të madhe ushtarake për regjimin.