Refuzoi urdhrat e rrezikoi sigurinë në trafik, Policia në Gjilan ndalon një shofer me motoçikletë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjilan, një person, duke drejtuar motoçikletën, nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur, me ç’rast ka rrezikuar sigurinë e zyrtarëve policorë si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, dhe se, i njëjti gjatë procedurës për tërheqjen e motoçikletës, ka penguar zyrtarët policorë dhe personelin…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjilan, një person, duke drejtuar motoçikletën, nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur, me ç’rast ka rrezikuar sigurinë e zyrtarëve policorë si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, dhe se, i njëjti gjatë procedurës për tërheqjen e motoçikletës, ka penguar zyrtarët policorë dhe personelin e autorizuar për bartjen e automjeteve në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Në reagim shtohet se, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e procedurave kundërvajtëse ndaj të dyshuarit, dhe se ndaj të dyshuarit i janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje nga fusha e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike, si dhe fletëparaqitje sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Komunikata:
Gjilan, 27 qershor 2026
Ju njoftoj se më datë 26.06.2026, pas ndërmarrjes së veprimeve operative, zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës – Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan, të cilët aktualisht janë të angazhuar në kuadër të Task Forcës “Siguria në Trafik”, kanë arritur ta lokalizojnë personin e dyshuar, shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjilan.
I dyshuari në disa raste duke drejtuar motoçikletën e tij, nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur, me ç’rast ka rrezikuar sigurinë e zyrtarëve policorë si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Gjatë procedurës për tërheqjen e motoçikletës, i dyshuari ka penguar zyrtarët policorë dhe personelin e autorizuar për bartjen e automjeteve në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e procedurave kundërvajtëse ndaj të dyshuarit. Atij i janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje nga fusha e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike, si dhe fletëparaqitje sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Gjatë trajtimit të rastit janë evidentuar tetë (8) kundërvajtje, për të cilat janë përpiluar fletëparaqitje për procedim në gjykatë. Po ashtu, është bërë sekuestrimi i përkohshëm i motoçikletës së përdorur nga i dyshuari. Lënda do të procedohet në procedurë të rregullt pranë gjykatës kompetente.