Refuzohet sërish dialogu me Ramën, protestuesit përplasen me një grua që kërkon bisedime
Ashtu si një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxjerrë sërish karriget në shesh, duke u bërë thirrje protestuesve për dialog. Por, protestuesit kanë refuzuar përsëri ofertën për bisedime, duke i hedhur tutje karriget e vendosura për këtë qëllim. Ndërkohë, mes turmës është shfaqur edhe një protestuese që ka dalë në mbështetje…
Lajme
Ashtu si një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxjerrë sërish karriget në shesh, duke u bërë thirrje protestuesve për dialog.
Por, protestuesit kanë refuzuar përsëri ofertën për bisedime, duke i hedhur tutje karriget e vendosura për këtë qëllim.
Ndërkohë, mes turmës është shfaqur edhe një protestuese që ka dalë në mbështetje të dialogut me Ramën, duke shkaktuar përplasje me pjesëmarrësit e tjerë në protestë.
Sipas raportimeve të Top Channel, gruaja shihet duke debatuar me tone të larta me protestuesit që kundërshtojnë dialogun me kryeministrin.
Ngjarja vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen në Shqipëri, ku kundërshtimi ndaj qeverisë dhe kërkesat e protestuesve kanë nxitur tensione të vazhdueshme. /Lajmi.net/