Refuzohet kërkesa e Zybës që prokurori Krasniqi të përjashtohet nga rasti i “gazit lotsjellës”
Në seancën e kaluar të zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Salih Zyba bëri kërkesë për përjashtimin e prokurorit Valdrin Krasniqi, në gjykimin për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018. E kjo kërkesë e Zybës është refuzuar. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nga ku u tha…
Lajme
Në seancën e kaluar të zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Salih Zyba bëri kërkesë për përjashtimin e prokurorit Valdrin Krasniqi, në gjykimin për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018.
E kjo kërkesë e Zybës është refuzuar.
Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nga ku u tha se kërkesa për përjashtimin e Krasniqit është refuzuar.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për refuzimin e përjashtimit të Prokurorit Valdrin Krasniqi për trajtimin e çështjes penale ndaj të akuzuarit Salih Zyba”.
Në këtë rast të akuzuar janë ministri në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ish-deputetja Drita Millakut, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli për “hedhje të gazit lotsjellës” në Kuvendin e Kosovës, më 21.03.2018.
Në seancën e fundit të zhvilluar javën që shkoi i akuzuari Salih Zyba, në fjalën hyrëse kishte kërkuar përjashtimin e prokurorit Valdrin Krasniqi, duke thënë se i njëjti është djali i sekretarit të atëhershëm i kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Kjo seancë më pas është ndërprerë, ndërsa në të i pranishëm as këtë herë nuk ishte ministri në detyrë Xhelal Sveçla. Pas kësaj Gjykata mori vendim që ndaj Sveçlës të veçohet procedura./Lajmi.net/