Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori, Hoti: Është përdhosje e shtetit dhe institucioneve – Nuk ka shpëtim askush nga drejtësia
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar pasi kryeministri aktual Albin Kurti po e refuzon vazhdimisht ftesën e Prokurorisë për t’u paraqitur dhe për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore. Hoti këtë e ka konsideruar “përdhosje të shtetit dhe të institucioneve”, shkruan lajmi.net. Ai ka shkruar se me këto sjellje, Kurti po i…

Lajme
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar pasi kryeministri aktual Albin Kurti po e refuzon vazhdimisht ftesën e Prokurorisë për t’u paraqitur dhe për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore.
Hoti këtë e ka konsideruar “përdhosje të shtetit dhe të institucioneve”, shkruan lajmi.net.
Ai ka shkruar se me këto sjellje, Kurti po i vë njollë rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë, e cila merret si shembull në rajon dhe më gjerë.
“Sot, Kosova ka qenë në titujt e mediave ndërkombëtare për këtë sjellje të Kurtit. Por ky nuk e ka për herë të parë që i vë njolla shtetit të Kosovës. Njësoj ka ndodhur edhe kur gjuante gaz në Kuvend, apo kur protestonte disa ditë para shpalljes së pavarësisë. Barazia para ligjit është fundamenti i demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim askush nga drejtësia. Është vetëm çështje kohe”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: