Refugjatët sirianë reagojnë për “veton” e Rusisë
Kryetari i Shoqatës së Turkmenëve të Sirisë, Ekrem Dede ka thënë për gazetarin e AA se janë të shqetësuar për veton e Rusisë.

Bota
efugjatët sirianë kanë reaguar për veton e Rusisë ndaj projektrezolutës për situatën në Halep. Ata mendojnë që KS-OKB nuk mund të funksionojë më dhe se duhet të ndryshojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Shoqatës së Turkmenëve të Sirisë, Ekrem Dede ka thënë për gazetarin e AA se janë të shqetësuar për veton e Rusisë.
Duke theksuar se kjo është hera e pestë që Rusia përdor veton, Dede thotë se kjo është një rrugë që Rusia ndjek për të mbrojtur regjimin e Asadit.
“Rusia sfidon botën duke qëndruar pranë regjimit të Asadit në çështjen e Sirisë. OKB e cila është një institucion 70 vjeçar, duket qartë që tashmë nuk i plotëson nevojat e botës. Funksionimi dhe dizajnimi i saj duhet të ndryshojë. Çështja e Sirisë është shembulli më i gjallë në vitet e fundit që tregon se OKB nuk arrin të përmbushë nevojat e botës. Edhe pse synimi i këtij institucioni është mbrojtja e paqes në vendet e botës, ndaj luftës në Siri prej vitesh qëndron spektator. Kjo është në kundërshtim me statutin e brendshëm të këtij institucioni. Ne si qytetar të Sirisë tashmë e dimë që nga OKB nuk na vjen ndonjë dobi. Shpresa jonë është gjetja e një zgjidhjeje përmes Turqisë”, ka thënë ai.
Ali Allush, një refugjat sirian, i cili jeton në kampin e konteneierve në Akçakale thotë se OKB u përball edhe njëherë me veton e Rusisë për Sirinë.
Duke theksuar se avionët ushtarakë vazhdojnë të sulmojnë civilët në Halep, Allush tha se për shkak të vetos së Rusisë, janë neglizhuar përleshjet e armatosura atje.
“Ku është bota, ku është OKB. OKB nuk arriti të ndalojë as sulmet e Rusisë ndaj fëmijëve, grave dhe të moshuarve në Halep. Bota duhet ti kërkojë llogari Rusisë për vrasjet masive që po kryen në Siri. Rusia po shfaros të gjithë popullatën siriane. Nuk mbeti njeri atje. Ku është kjo botë? Nuk bën gjë tjetër vetëm se shikon nga larg vrasjet e Rusisë. Ky është zullumi më i madh i bërë ndaj popullit sirian”, është shprehur ai në vijim të fjalës së tij.
– “Nëse nuk arrin të bëjë diçka, përse i themi OKB?”
Ahmet Serdi, një tjetër refugjat sirian në Turqi rikujton që lufta në Siri ka hyrë në vitin e gjashtë.
“Popullata që ndodhet në Halep është muslimane dhe sunite. I bëj thirrje të gjithë botës. Nëse në këtë botë është vetëm Rusia, po vendet e tjera të botës dhe OKB-ja ku janë? Ne dënojmë Rusinë dhe të gjithë ata që qëndorjnë pranë saj. Urrejtja jonë për të është në zemër dhe sa herë që mundemi e shfaqim me fjalët tona” ka thënë Serdi.
Ndërsa Velid Bekdash shprehet: “Nëse OKB në këtë mënyrë nuk arrin të bëjë asnjë gjë, përse i themi OKB? Sipas nesh OKB nuk ka as krye dhe as trupin. Rusia vret popullin sirian, ndërsa OKB vetëm shikon.”