Reforma zgjedhore është kusht i BE’së
Ambasadori Britanik në Kosovë, Ian Cliff, flet për zgjedhjet e së dieleë, Bashkësinë e Komunave Serbe dhe domosdoshmërinë e bërjes së reformës zgjedhore. Kjo reformë, sipas tij, është kusht i BE’së për Kosovën.

Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se zgjedhjet e së dielës janë të rëndëishme për të ardhmen e komunitetit serb për shjkak të formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.
“Ky është një rast demokratik që njerëzit t’i zgjedhin Kryetarët e Komunave të tyre, kjo është e rëndësishme për të ardhmen e komunitetit dhe natyrisht këta Kryetarë të Komunave do të jenë përfaqësues të komunitetit serb në Bashkësinë e re të Komunave Serbe dhe kjo është dicka e re, dicka e rëndësishme”, ka thënë Ambasadori Cliff, në një intervistë për RTK2.
Ai tha se prêt që raundi i dytë i votimeve për Kryetarë të Komunave të kalojë pa incidente, duke përkujtuar se rivotimi më 17 nëntor në Mitrovicën e Veriut ka ka kaluar mirë dhe kjo i ka inkurajuar njerëzit që të dalin në zgjedhje.
“Unë shpresoj që nuk do të ketë problem të dielën”.
“Mendoj se plani operativ (i sigurisë) është i mirë. Situate në jug të Ibrit është ndryshe. Ka një rol më të madh të KFOR’it në Veri, sidomos të karabinierëve, sepse KFOR ëshët reaguesi i tretë pas POlicisë së Kosovës dhe Policisë së EULEX’it, por mendoj se kësaj here roli i KFOR’it do të jetë më i rëndësishëm”.
I pyetur nëse pas zgjedhjeve komuna e Mitrovicës së Veriut do të jetë qendër administrative e Bashkësisë së Komunave Serbe, Ambasadori Britanik u përgjigj se të gjitha cështjet rreth kësaj bashkësie do të vendosen pas zgjedhjeve.
“Qendra Administrative nuk është përmendur në Marrëveshjene Brukselit, por dëgjoj shpesh se shumë njerëz mendojnë që kjo do të ishte e mirë për Mitrovicën e Veriut sepse ajo është qendra e vetme urbane e serbëve të Kosovës. Pas zgjedhjeve, do të diskutohet rreth statusit të saj”.
Sipas Cliff, bërja e reformës zgjedhore para zgjedhjeve të përgjithshme që priten të mbahen vitin e ardhshëm, është kusht i BE’së.
“Absolutisht është e rëndësishme bërja e reformës zgjedhore para zgjedhjeve nacionale, vitin e ardhshëm. Ky ëshët kusht i Bashkimit Europian për procesin e stabilizmit. Tani nuk kemi shumë kohë, por mendoj se disa gjëra janë qenësore.
“Së pari shohim nga zgjedhjet lokale që lista e votuesve është bërë keq. Pr këtë arsye reforma e listës së votuesve është e domosdoshme. Së dyti duket se partitë janë për lista të hapura, por sistemi ndoshta mund të jetë më i lehtë. Një votë për partinë dhe një apo dy për kandidatët. Jo pesë apo gjashtë vota sepse kjo është shumë e komplikuar. Edhe KQZ duhet të reformohet”.
Kur është në pyetje reforma në cështjet që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë- rreth mandateve të rezervuara në Kuvend- Ambasadori Cliff tha se sistemi actual duhet ët mbesë në fuqi.
“Pas pavarësimit të Kosovës ka ekzistuar sistemi i vendeve të rezervuara për pakicat për dy mandate. Kjo nënkupton 10 vende të garantuara për komunitetin serb dhe pesë apo gjashtë të rezervuara për deputetët e zgjedhur”.
“Unë jam i mendimit se kjo duhet të vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen. Ndoshta edhe për një mandate apo dy. Përndryshe do të jenë 20 vende të garantuara, 10 për serbët dhe 10 për komunitetet tjera pakicë”.
“Nuk ka logjikë që pas zgjedhjeve t’i themi sidomos komunitetit serb në Veri, mirësevini në Kosovë, nëse ka më pak vende për serbët në Kuvend. Mendoj se njerëzit në PDK dhe AAK e kuptojnë këtë problem”, ka thënë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.