Reduktimet e energjisë elektrike, KEDS shpjegon arsyet dhe pasojat
Disa komuna të vendit po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre…
Lajme
Disa komuna të vendit po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre në disa raste.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi thekson se aktualisht rajoni i Ferizajt po përballet me reduktime të energjisë elektrike. Ai thekson se për shkak të këtyre sfidave në rrjet dhe ngarkesave, furnizimi me energji elektrike është i kufizuar. Sipas tij, konsumi këto ditë ka shkuar deri në 1.500 megavat orë energji elektrike.
Krasniqi ka thënë po ashtu se rrjeti shpërndarës i KEDS-it është për furnizim me energji elektrike shtëpitë dhe bizneset, por për ngrohje.
“Aktualisht po vazhdon të mbetet sfidë rajoni i Ferizajt, për shkak të këtyre mbi ngarkesave, ku furnizimi i energjisë elektrike në disa lokacione është i kufizuar. Megjithatë, sipas informatave së shpejti atje do të vihet në funksion, nënstacioni i ri, me të cilin besojmë se do të zgjidhet kjo sfidë për rajonin e Ferizajt. KEDS, apelon për mbështetje të konsumatorëve dhe i fton ata që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike… Po shkon deri në 800 MË në orë, por kërkesa është tepër e lartë dhe diferenca në mes të prodhimit dhe konsumit po importohet…00:49 Një numër i konsumatorëve i caktuar i tyre e përdorin energjinë elektrike si të vetmin burim për ngrohje e çka po qon tek ngarkesat e mëdha në rrjet. Në fakt rrjeti jonë shpërndarës nuk është i paraparë për ngrohje, është i projektuar për të furnizuar me energji elektrike shtëpitë, bizneset, në bazë të kërkesave, por jo edhe për ngrohje… Konsumi ka shkuar deri në 1 mijë e 500 megavat për orë”, ka thënë Krasniqi.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi ka kritikuar Qeverinë e vendit se nuk ka vizion dhe as plan për zgjedhjen e problemit për furnizim me energji elektrike.
“Çdo hapësirë tjetër që lejohet nga qeveria, që ka të bëjë me tregti me Serbinë përmes Martinit dhe Nagipit është një dështim i plotë. Qeveria për katër vite ka treguar se nuk ka as vizion dhe as plan të zgjidhjes së problemit të energjisë elektrike. Madje, ka vendosur njerëzit më jo profesional në udhëheqjen e institucioneve të sektorit të energjisë për t’i dështuar ato dhe për ta degraduar tërë këtë sektor”, thotë ai.
Edhe Naim Bujupi ekspert i energjisë ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike vijnë kryesisht nga rritja e kërkesës për furnizim me energji elektrike, kryesisht për ngrohje.
“Arsyet për ndërprerje janë rritja e kërkesës për furnizim me energjie elektrike në rrjetin e distribucionit, kryesisht janë të mbingarkuara linjat dhe konsumatorët në rrjetin distributiv dhe kjo ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në shumë pjesë të Republikës së Kosovës. Kjo ndodh për shkak se shumë qytetarë e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, tashmë jemi dëshmitarë që edhe shumë mërgimtarë vijnë në Kosovë dhe shumica e tyre përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Arsyeja tjetër është se viteve të fundit kemi një tendencë rritëse të përdorimit të pompave termike dhe klimave inverter që shfrytëzohen për ftohje dhe ngrohje dhe kjo ka bërë që të mbingarkohet rrjeti tejmase në nivelin distributiv”, thekson ai.
Me uljen e temperaturave në ditët e fundit janë shtuar edhe reduktimet e energjisë elektrike në vend, sidomos në Fushë-Kosovë, Rahovec dhe në Pejë.