Reduktime të ashpra të rrymës në Rahovec, fajësojnë edhe Qeverinë

Me ndërprerje të shpeshta të energjisë eklektike po ballafaqohen edhe qytetarë të komunës së Rahovecit. Madje, ka raste se disa vendbanime në këtë komunë kanë mbetur pa rrymë që dy apo tri ditë. Kështu ka bërë të ditur drejtori për Shërbime Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi. Ai derisa akuzon KESCO-n lidhur me këto reduktime, thotë…

Lajme

26/12/2024 17:16

Me ndërprerje të shpeshta të energjisë eklektike po ballafaqohen edhe qytetarë të komunës së Rahovecit. Madje, ka raste se disa vendbanime në këtë komunë kanë mbetur pa rrymë që dy apo tri ditë. Kështu ka bërë të ditur drejtori për Shërbime Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi.

Ai derisa akuzon KESCO-n lidhur me këto reduktime, thotë se niveli qendror duhet të bëjë një zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate për qytetarët. Në këtë drejtim ai thotë se kohën e fundit janë shfaqur problemet me ujë të pijshëm, pasi në disa vendbanime kanë sistemin e pompimit, ndërsa thekson se ankesa ka edhe nga bizneset.

“Gjendja me energji elektrike nuk është aspak e mirë, kemi reduktime të ashpra, ka deformime në terren, vazhdimisht ka probleme. Tashmë kohën e fundit janë shfaqur problemet me ujë të pijshëm, sepse në shumë vendbanime kemi sistemin pompimit, aspak nuk është gjendje e mirë me energji elektrike… Kanë filluar të shfaqen reduktime të ashpra në zonën e Xërxës, kjo edhe ka ndodhur në zonën e biznesit, ku kanë reduktime të ashpra të energjisë elektrike që po shfaqen në tërë komunën, jo vetëm në zonën e Xërxes por edhe në vendbanime tjera…Reduktimet nuk kanë orar të caktuar, nuk kemi njoftime zyrtare, ndodh që ka pas raste në vendbanime që 2 apo 3 dite nuk ka pas rrymë, ka ndërprerje të shpeshta”, thotë Krasniqi.

Ndërsa, për ndërprerjen me energji elektrike, ai thotë se niveli qendror duhet të bëjë një zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate për qytetarët.

“Kjo i dëmton shumë, instalimet e vjetra të energjisë elektrike, mos ndërrimi i trafo stacioneve ka ndikuar shumë që edhe në zhvillimin ekonomik edhe të zonave të bizneseve në komunën tonë ka ndikuar për së keqi…Fajtor janë ata që kanë kontratë me KESCO-n, duhet të ulet niveli qendror të bëjë një zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate për qytetarët”, shton Krasniqi.

Përveç komunës së Rahovecit, edhe Ferizaj, Fushë Kosova, Peja e Malisheva po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre në disa raste. Sipas tij, konsumi këto ditë ka shkuar deri në 1.500 megavat orë energji elektrike.