Reduktime në furnizimin për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc – Këto janë zonat që nuk do të kenë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është jashtë funksionit për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura. Si rrjedhojë, zyrtarja e ujësjellësit, Arjeta Mjeku i tha Lajmi.net se priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 deri në…

Lajme

08/01/2026 15:31

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është jashtë funksionit për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura.

Si rrjedhojë, zyrtarja e ujësjellësit, Arjeta Mjeku i tha Lajmi.net se priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 deri në 17:00 në këto zona:

Fushë Kosovë

Obiliq

Një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë

Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00, ndërsa ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Uji po trajtohet me kapacitet maksimal në ITU-të e Albanikut dhe Badocit.

Për momentin, ITU Shkabaj mbetet jashtë funksionit, ndërsa uji po shpërndahet me autobote në Fushë Kosovë dhe Drenas.

Në Prishtinë, shpërndarja po kryhet me ndërprerje të pjesshme për të garantuar furnizim të barabartë në të gjitha zonat. Gjendja pritet të përmirësohet në varësi të kushteve klimatike./Lajmi.net/