Redaktorja e RTK-së i reagon zëdhënësit të qeverisë: Nuk është lluks me kërku pagën, thirreni mendjes
Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook, fajin për mosekzekutimin e pagave të RTK-së, ua la partive opozitare, anipse ka njoftim të Gjykatës Kushtetuese se është kryesuesi Avni Dehari që ka bllokuar procesin. Zhitija ka shkruar se nuk është lluks…

Lajme
Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook, fajin për mosekzekutimin e pagave të RTK-së, ua la partive opozitare, anipse ka njoftim të Gjykatës Kushtetuese se është kryesuesi Avni Dehari që ka bllokuar procesin.
Zhitija ka shkruar se nuk është lluks të kërkohet paga e punës, por e drejtë themelore
E plotë:
Ti Perparim, nuk eshte lluks me kerku pagen e punes tende, eshte e drejte themelore.
14 dite pa paga do te thote 14 dite me fatura, kredi e familje qe presin.
Ne vend te kritikes ndaj mbi 700 punetoreve te RTK-se, do te ishte me e rruges te kritikohej vonesa qe po cenon jetesen e tyre. Moszgjidhja e financimit te mediumit publik qe nga themelimi i tij, eshte pergjegjesi e te gjithe udheheqesve te shtetit nder vite.#Thirrenimendjes