Recetë: Supe me domate

15:53 | 20 Korrik 2019

Pa qepë për tu prerë dhe pa domate për tu qëruar, kjo recetë është e lehtë dhe tejet e shijshme.

Madje, kjo është njëra prej supave më të preferuara në çdo familje, raporton “BBC”.

Shikoni më poshtë përbërësit që ju nevojiten, transmenton lajmi.net.

6 domate të tharë ne diell

2 hudhra të grimcuara

400 g domate të copëtuara

Shtoni perime ose mish pule, sipas dëshirës

1 lugë çaji sheqer

150 ml qumësht me yndyrë të plotë

150 ml krem (hopla ose varësisht se çka përdorni)

kripë dhe piper të zi

Vendosni një tengjere të madhe me një nxehtësi mesatare dhe shtoni 1 ligë vaj nga domatet e thara. Shtoni pastaj hudhrën dhe skuqeni. Më pas shtoni domatet sheqerin, perimet ose misin e pulës të zier apo të fërguar dhe përziejeni vazhdimisht. Pastaj shtoni kripën dhe piperin mbulojeni dhe lëreni të zihet deri në 10 min, dhe vendoseni qumështin bashke me krem dhe më pas shtoni përsëri krip dhe piper. Mund ta shërbeni edhe me pesto. /Lajmi.net/