Recetë: Sallatë Amerikane me pasta

Në këto ditë të nxehta të gjithë ne jemi duke kërkuar ushqime sa më të lehta dhe të freskëta.

Lifestyle

25/07/2019 12:40

Sallata Amerikane me pasta, përveç që është e lehtë dhe e shijshme, po ashtu do ju freskojë në këto ditë me temperatura të larta, trasnmenton lajmi.net.

Çka ju nevojitet?

Makarona të zier sipas dëshirës tuaj.

¼ filxhan me selino

¼ filxhan me qepë të kuqe të grirë, ta lini në ujë të ftohtë për 5 minuta

1 lugë gjelle me majdanoz të grirë

½ filxhan me majonezë

¾ lugë çaji me mustarde

Gjysmë luge sheqe

Gjysmë luge uthull të mollës

3 lugë gjelle me krem

½ lugë të çajit me kripe dhe piper.

Përgatitja

Në një tas të madh kombinoni makaronat, selino dhe qepë majdanoz, mund të shtoni edhe domate.

Në një tas tjetër hudhni së bashku majonezën, mustardën, sheqerin uthull, kremin, dhe kripën. Këtë përzierje hudhni përmbi të parën dhe përzijeni. Shtoni kripë dhe piper. Dhe gati për tu shërbyer. /Lajmi.net/