Recetë-Qofte me salcë qepësh

12:33 | 10 Korrik 2019

Përbërësit: 1 kg mish i bluar 1 vezë ¼ filxhan troshka buke/galetë ½ lugë hudhër pluhur 1 filxhan qepë të grira 1 lugë salcë soja 1 lugë vaj ulliri kripë dhe piper i zi 2 lugë miell 1 filxhan supë viçi 2 lugë vegeta Udhëzimet: 1 Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, […]

Përbërësit:

1 kg mish i bluar
1 vezë
¼ filxhan troshka buke/galetë
½ lugë hudhër pluhur
1 filxhan qepë të grira
1 lugë salcë soja
1 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
2 lugë miell
1 filxhan supë viçi
2 lugë vegeta

Udhëzimet:

1 Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, thërrimet e bukës, kripën, piperin e zi, qepën e prerë imët, hudhrën e bluar dhe salçën. Formoni me duar 8 topa.

2 Nxehni vajin në një tigan të sheshtë në nxehtësi mesatare. Skuqni qepën, shtojini vegeta, kaurdiseni dhe kur të ketë marrë pak ngjyrë shtojini miellin.

3 Pasi të marrin trajtë homogjene, kalojini sipër topat e mishin që formuat dhe futini në furrë të piqen, të lyer me pak vaj ulliri dhe me 1 filxhan supë viçi, për 20 min në temperaturë 220 gradë Celsius. Ju bëftë mirë!