Recetë për sallatën arabe ‘Fatush’

Dietologia e famshme shqiptare ka zbuluar një recetë tradicionale nga kuzhina arabe – atë të sallatës ‘Fatush’.

Lifestyle

26/06/2019 14:52

Tutje, ajo ka bërë të ditur që sallata e tillë ka origjinë libaneze, gjersa ka theksuar se ka përdorim të gjerë në vendet e Lindjes së Mesme, njofton lajmi.net.

Ndër të tjera, dietologia Kalleshi ka bërë të ditur edhe përbërësit e saj.

Ndiqeni postimin e plotë:

“Recetë arabe

Fatushi është një recetë tradicionale e kuzhinës arabe (e quajtur ndryshe kuzhina shaam). Kjo sallatë ka origjinë libaneze e megjithatë ka përdorim të gjerë në vendet arabike.

Fatush ka në përberje copëza të thekura ose të skuqura të piteve arabike të përziera me perime të gjelbërta dhe perime të tjera si rrepat dhe domatet.

Sallata Fatush përfshin zakonisht edhe perime të stinës të prera në copa të mëdha; (ndryshe nga sallata tjetër e ngjashme më të Tabuleh, ku perimet copëtohën imtësisht)”. /Lajmi.net/