Recetë për salcë soje me pulë

Shtimi i mëlmesave ndaj pulës vetëm sa e bën më të shijshme atë.

Lifestyle

01/07/2019 23:04

Përbërësit:

500 gr gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla

500 gr ananas

1 qepë

2 thelpinj hudhre

1 spec djegës

piper i zi

salcë soja

fara sezami

vaj

Udhëzimet:

1 Mishin priteni në kubikë dhe skuqeni në tavën e nxehtë.

2 Nëse përdorni ananas të freskët, atëherë priteni në kubikë. Ndërsa nëse përdorni ananas të konzervuar, atëherë së pari priteni e më pas kullojeni.

3 Ananasin e prerë shtojeni në tigan tek mishi i pulës bashkë me qepën dhe hudhrën e grirë imët dhe specin djegës të prerë në shirita.

4 Shtoni salcën soja, rreth 200 ml, uleni temperaturën dhe lërini të kaurdisen të gjitha për 10 minuta.

5 Sipas nevojës, shtoni edhe pak spec djegës ose ujë a lëng ananasi.

6 Shërbejeni me oriz të zier dhe para servimit spërkateni me fara susami. Ju bëftë mirë. /Lajmi.net/