Recetë e thjeshtë e tortes me kakao
Përgatitja e kekut me kakao, më lehtë se kurrë me ndjekjen e udhëzimeve të mëposhtme.
Lifestyle
PËRBËRËSIT për tavë me diametër 22/24 cm:
200g miell orizi ● 2 vezë (veç të bardhat nga të verdhat) ● 200g sheqer ● 50g kakao e hidhur ● 160ml ujë i valuar ● 80ml vaj luledielli ● 1 portokall bio (lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur) ● 10g sodë për ëmbëlsira ● një majë thike kripë
PËRGATITJA:
Ndezim furrën me 180° C
1Në një tas hedhim ujin e valuar dhe kakaon dhe i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë që të mos na krijohen kokrra. E lëmë mënjanë të ftohet plotësisht.
2Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin me rrahësin e vezëve me dorë derisa të bëhen si shkumë, shtojmë pjesë-pjesë vajin, kripën dhe ujin e nxehtë me kakaon, lëkurën e portokallit dhe lëngun e tij. Hedhim me sitë miellin e orizit dhe sodën. Përziejmë tani me spatula dhe e lëmë mënjanë.
3Rrahim të bardhat e vezëve me rrahësin elektrik deri sa të bëhen marengë dhe më pas i shtojmë te brumi pjesë-pjesë duke i përzier me spatul me lëvizje nga poshtë lart. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi dhe e pjekim në furrë për 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve, ajo të dalë e pastër. /Living/