Receta verore praktike

Vera erdhi dhe ushqimet e ngrohta nuk janë më zgjedhjet tona të parapëlqyera. Jemi gjithnjë e më shumë në kërkim të freskisë, jo vetëm të pijeve, por edhe të ushqimit.

Lifestyle

05/06/2015 21:55

Qëndroni larg furrës së gatimit këtë sezon, sepse ne sjellim për ju disa receta verore që nuk kanë nevojë të gatuhen, por që mund të përgatiten shumë shpejt.

Sallatë jeshile me mjaltë limoni dhe me salcë të ftohtë 
Rrepat e piperosura dhe bizelja e ëmbël, i japin kësaj sallate një freski dhe aromë të këndshme verore. Duke shtuar edhe mjaltin e veçantë të limonit së bashku me përzierjen e këndshme të salcës së ftohtë me përmbajtje të freskët.

Tost me mish pule dhe fasule të zezë 
Pula e pjekur në hell e bën këtë recetë të frymëzuar prej meksikanëve, një pjatë shumë të shpejtë për t’u përgatitur, ndërkohë që harxhi i përbërë prej avokados, misrit të ëmbël, rrepës së kuqe dhe fasules së zezë i japin një shije tepër të mirë.

Sallatë karkalecash deti dhe mollë jeshile 
Është një sallatë e thjeshtë, e freskët dhe e shëndetshme, që përmban proteina dhe është e përshtatshme për motin e ngrohtë të drekës. Blini karkaleca të gatshëm dhe do ta keni më të thjeshtë përgatitjen e kësaj pjate verore.

Proshutë, ananas dhe sanduiç me mocarela
Elbi ofron një bazë të qëndrueshme për një përzierje me shumë fantazi për këtë sanduiç. Mund të hidhni proshutë të tymosur, mocarela të freskët, ananas të prerë hollë dhe t’i shtoni majdanoz për t’i dhënë shijen që dëshironi.

Domate të mbushura
Për të realizuar sa më mirë këtë pjatë, sigurohuni të blini domate të mëdha. Ngjyra e kuqe e domates ju jep mundësinë e përdorimit të shumë ngjyrave, për t’i dhënë pamjen e duhur.

Përzierje gjize dhe bizelesh
Është një vakt shumë i preferuar dhe i shpejtë. Mund ta shoqëroni me patatina që përdoren për të shërbyer birrën apo ushqimet e thata.

Sallatë tajlandeze me kastravecë
Një recetë që nuk duhet humbur, me një shije tajlandeze të shkëlqyer, e përbërë prej kastravecëve të freskët, majdanozit, lëngut të limonit, salcës së peshkut dhe specave djegës.

Lakër e kuqe e grirë, e shoqëruar me mjaltë
Kjo nuk është pjata që jeni mësuar të hani, por është një nga sallatat më të mirat që do të provoni ndonjëherë. Ndonëse e përbërë prej perimeve dimërore, ajo ka një shije paksa të hidhur që i jep shijen e përsosur.

Sanduiç kalifornian
Mos harroni vegjetarianët në piknikun tuaj! Ky sanduiç përmban kastravecë të prerë, karota, rrepka, djathë të butë dhie të prerë në copa, avokado dhe lakër të kuqe.

Sallatë me portokall
Shpesh frutat përdoren edhe për gatimin e sallatave të shijshme dhe shumë të mira. Nëse nuk dëshironi t’i jepni sallatës suaj shijen e athët të limonit, përfshini në të portokall.

Supë e ftohtë avokadoje
Kjo supë e shijshme është një mënyrë shumë e mirë për të filluar një darkë verore. Për t’i dhënë më shumë varietet pjatës, mund t’i shtoni asaj në majë pak shalqi ose mente.

Antipastë me domate të vogla dhe mocarela
Është një antipastë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe tepër e preferuar. Në shkopinj të gjatë ngulni domatet e vogla, mocarela dhe fletë sallate. /living.al