Receta për përgatitjen e omletës me kërpudha dhe spinaq

Omleta me kërpudha dhe spinaq, ushqimi që iu nevojitet në mëngjes.

Lifestyle

11/06/2019 14:05

Spinaqi dhe kërpudha njihen për vetitë e larta shëndetësore, sidomos me këtë të fundit që posedon vlera të larta në vitaminën K, njofton lajmi.net.

Sido që të jetë, të ndjekim recetën dhe mënyrën e përgatitjes:

Përbërësit :

– 250 g kërpudha,

– Kripë,

– Piper,

– 280 g spinaq të ngrirë,

– 220 ml qumësht,

– 4 vezë,

– 25 g parmezan të grirë në rende,

– 1 thelb hudhre,

– Pak vaj ulliri apo luledielli,

– 60 g djathë feta,

– 60 g mocarelë të grirë në rende apo kaçkavall, sipas dëshirës.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë procedurën e përgatitjes dhe udhëzimet. /Lajmi.net/

YouTube player