Të Infektuar: 3508

Të Shëruar: 1902

Të Vdekur: 75

Receta më e thjeshtë dhe e shëndetshme e rizotos me domate të vogla

9:36 | 3 Shtator 2019

Rizoto, ndryshe nga pilafi klasik, është një pjatë që mund të jetë po aq e larmishme sa makaronat e salcat e tyre shoqëruese.

Kjo recetë  mund të quhet pa frikë pjatë verore sepse ka përbërësin kryesor të kësaj stine, domaten e shijshme. Një pjatë me pak përbërës që, megjithatë, shijon në cdo stinë.

Përbërësit për 4 persona: 400 g oriz Carnaroli, 300 g salcë domatesh

Secilës i kemi shtuar 1 lugë sheqer për t’i hequr aciditetin, 200 g domate qershiza, 1 litër lëng perimesh i valuar, 3 lugë vaj ulliri, 1 qepë, 50 g djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër kaçkavall me cilësi, 50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, i prerë në kubikë dhe borzilok i freskët.

Përgatitja: Në një tenxhere, skuqim qepën me vajin e ullirit dhe kur kjo të jetë bërë transparente, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 2 minuta duke e përzier vazhdimisht me lugë druri.

Shtojmë një garuzhdë me lëng të valuar dhe kur ky të shterojë, shtojmë salcën e domates dhe një garuzhdë tjetër lëng. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës. Kur të duhen edhe 2 minuta nga zierja e orizit, hedhim domatet e prera në mes, borzilokun e copëtuar me dorë, dhe e rregullojmë për kripë.

Pasi orizi të ketë zier, e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të prerë në kubikë të vegjël, djathin dhe i përziejmë me lugë druri. E shërbejmë me gjethe borziloku. /Living/