Receta e Mourinhos
Jose Mourinho ka kërkuar nga Chelsea të zhvillojë një mentalitet fitues që sjell tituj. Menaxheri portugez u rikthye në Stamford Bridge në qershor pasi fitoi dy herë Premierligën në aventurën e tij të parë në klub. “Kemi edhe shumë përparim për të bërë”, deklaroi Mourinho, skuadra e së cilit është aktualisht e dyta pas Arsenalit.…
Sport
Jose Mourinho ka kërkuar nga Chelsea të zhvillojë një mentalitet fitues që sjell tituj. Menaxheri portugez u rikthye në Stamford Bridge në qershor pasi fitoi dy herë Premierligën në aventurën e tij të parë në klub.
“Kemi edhe shumë përparim për të bërë”, deklaroi Mourinho, skuadra e së cilit është aktualisht e dyta pas Arsenalit. “Ka gjëra në detyrë që nuk janë të lehta dhe njëra prej tyre është të krijojmë presionin e luftës për titull të jetë diçka natyrale”, shtoi ai.
Ai ka besim tek përvoja e futbollistëve të tij.
“Ne kemi disa futbollistë këtu që kanë fituar titull më parë por nuk kanë fituar për një kohë të gjatë dhe ndodhë që e harroni. Kemi të tjerë që kanë luajtur në skuadra që nuk janë mësuar të luftojnë për titull. Kjo kulturë e të qenit të qetë me presionin e luftës për kreun e tabelës, lufta deri në momentin e fundit të vetëdijshëm se një pikë mund ta bëjë dallimin, është diçka që duhet ta mësojmë të jetojmë me të”, deklaroi Special One.