Receta e gurabisë me mjaltë

13:22 | 2 Maj 2019

Gurabije aq të shijshme dhe të buta do të gatuani shpesh.

Janë të lehta për t’u gatuar dhe nuk kërkojnë shumë përbërës, transmeton lajmi.net.

Ndiqni përbërësit dhe metodën e përgatitjes:

Përbërësit:

– 250 g mjaltë,

– 250 g sheqer,

– 250 g yndyrë,

– 250 g grizë (miell orizi)

– 4 vezë,

– Një lugë e vogël sodë buke,

– Një qese e vogël kanellë,

– 800 g miell.

Përgatitja:

Tundini dy vezë, shtoni sheqerin, yndyrën, grizën, sodën e bukës, kanellën dhe miellin dhe tundini mirë.

Brumin e përgatitur vendoesni në kallëp të lyer dhe pjekeni në furrë në temperaturë 200 gradë celsius.

Kur gurabijat të pjekën, nxirrni nga kallëpet dhe rrotulloni në pluhur sheqeri. /Lajmi.net/