Rebic: Milan mund të më startojë

Anëtari i ri i Milan, Ante Rebic, beson se është gati për sfidën e re.

Sport

13/09/2019 20:15

Rebic beson se është krejtësisht gati për të luajtur me ‘Rossoneri’ pas transferimit të tij nga Eintracht Frankfurt.

Kroati ishte transferimi i vonshëm i Milan gjatë verës, duke ndërruar skuadrat me Andre Silva, në ditën e fundit të merkatos.

“Dua t’i falënderojë të gjithë pasi jam këtu. Është ëndërr për mua që të jem në këtë skuadër. Kam bërë disa stërvitje me skuadrën dhe shpresoj se mund të kem sezon të mrekullueshëm” ka thënë Rebic, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj se Milan fiton. Nuk e di si do të paraqitem nëse luaj, por unë shpresoj se skuadra fiton derbin” ka shtuar tutje.

“Ndihem gati. Mund të startojë, por varet nga trajneri” ishin fjalët e mesfushorit ofensivë.

Milan do të ketë testin e vështirë kundër rivalit lokal, Inter, të cilët e kanë nisur mjaft mirë edicionin e ri. /Lajmi.net/