Rebic flet për formën e mirë që po kalon te Milani

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic është shprehur i lumtur për formën që po kalon me Rossonerët deri në këtë periudhë të sezonit.

Sport

19/02/2020 14:02

Kroati ka arritur të shënojë gjashtë gola deri me tani në Serie A me skuadrën italiane, fakt ky që e gëzon tej mase atë.

Tashmë lojtari është kthyer në një pikë referimi në vijën e sulmit së bashku me Zlatan Ibrahimovicin, anise në fillim të ardhjes së tij nuk e gjente vazhdimësinë në skemat e Stefano Piolit.

‘’Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj rregullisht. Gjithçka po shkon mire tani, jam me fat. Për mua asnjëherë nuk ka qenë e vështirë të luaj në Itali, në krahasim me ligën gjermane’’, u shpreh 26-vjeçari për Dalmantinski Portal, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi gjithashtu foli edhe për relacionin e tij me Ibrahimovic në fushën e lojës, duke u shprehur me elozhe për shtatlartin suedez.

‘’Për mua është kënaqësi të luaj më të dhe të shoh kualitetet dhe përvojën e tij. Ai më ndihmon shumë’’, shtoi ai.

Milani momentalisht gjendet në pozitën e tetë në tabelë në Serie A. /Lajmi.net/