Rebic dënohet me pesë ndeshje mos lojë

Lojtari i Milan, Ante Rebic, ka marrë një lajm aspak të mirë nga UEFA.

Sport

21/09/2019 11:54

Rebic ka pranuar një dënim me pesë ndeshje mos lojë nga UEFA, pasi kishte kritikuar gjyqtarin e takimit, gjatë ndeshjes së tij të fundit me Frankfurt.

Lojtari ofensivë ishte përjashtuar nga loja në ‘Play Off’ të Ligës së Evropës, kundër Strasbourg, më 29 gusht, dhe reagimi i tij nuk kishte qenë aspak i mirë

“Rebic është suspenduar me pesë ndeshje në kompeticionin e UEFA për ashpërsi në lojë dhe kritika drejt zyrtarëve të ndeshjes” thuhet në deklaratën e UEFA, transmeton lajmi.net.

Milan nuk paraqitet këtë edicion në Ligën e Evropës, andaj dënimi nuk i ndikon shumë skuadrës italiane.

Lojtari në anën tjetër do ta përfundojë dënimin e tij në atë kohë kur skuadra paraqitet në këtë kompeticion. /Lajmi.net/