Rebeka e mposhti kancerin

16 vjeçarja Rebeka Rexhepi, vajza e cila vuante nga sëmundja e kacerit, është shëruar plotësisht.

Lajme

12/08/2014 21:03

Këtë e ka bërë të ditur nëna e saj Xheraldina, e cila përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në shërimin e saj.

“My baby is kancer free!!!!!!! Miq, Rebeka sot zyrtarisht është e shëruar”, ka shkruar e ëma e saj në Facebook.

Ajo ka thënë se kanceri nuk është lojë dhe që nuk duhet mashtruar, përderisa ka treguar se si familja e saj së bashku me të tjerët ka fituar betejën e madhe, por që lufta vazhdon.

Xheraldina ka treguar se ajo dhe vajza e saj do të kthehen shumë shpejt në shtëpi dhe se të gjithë se bashku do të festojnë për shërimin e Rebekës.