Ushtarët e Kosovës realizojnë me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66

Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke  dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës është realizuar me sukses trajnimi  për pajisjen HAR-66. Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. FSK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar…

Lajme

03/02/2025 09:57

Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke  dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës është realizuar me sukses trajnimi  për pajisjen HAR-66. Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

FSK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: