Reali zhvillon nëntë ndeshje në janar
Muaji janar padyshim që do të jetë një muaj shumë i ngjeshur për skuadrën e Real Madridit, e cila do të luajë hiç më pak se nëntë ndeshje.

Sport
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti duhet t’i përgatisë mjaft mirë lojtarët e tij, për muajin janar i cili do të jetë një muaj shumë i vështirë.
Los Blancos do të luajnë plotë nëntë takime gjatë janarit, që pritet të jetë njëri ndër muajt vendimtar për këtë skuadër.
Padyshim që ndeshjet më të vështira do të jenë dy përballjet në Copa del Rey kundër Atletico Madridit, dhe ndeshja e ardhshme në La Liga që do të luhet në Mestalla ndaj Valencias.